Vrasja e Kennedy, dosja drejt publikimit/ Trump nënshkruan urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve sekrete

Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve në lidhje me vrasjet e ish-presidentit amerikan John Kennedy, vëllait të tij Robert Kennedy dhe Martin Luther King. Kështu Trump përmbush një nga premtimet e tij të fushatës, pasi ka nënshkruar një sërë urdhrash që kanë shkaktuar shumë reagime. Vrasja e John Kennedy tronditi Shtetet [...]Read More...

Vrasja e Kennedy, dosja drejt publikimit/ Trump nënshkruan urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve sekrete

Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve në lidhje me vrasjet e ish-presidentit amerikan John Kennedy, vëllait të tij Robert Kennedy dhe Martin Luther King.

Kështu Trump përmbush një nga premtimet e tij të fushatës, pasi ka nënshkruar një sërë urdhrash që kanë shkaktuar shumë reagime.

Vrasja e John Kennedy tronditi Shtetet e Bashkuara në vitin 1963 dhe krijoi skenarë të panumërt konspirativ se kush e planifikoi eliminimin e presidentit shumë të dashur nga amerikan. I dyshuari kryesor, u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga Jack Ruby, duke shkaktuar një debat të gjatë.

Robert F. Kennedy u qëllua për vdekje nga Sirhan Sirhan, një palestinez i krishterë, në qershor të vitit 1968, menjëherë pas fitores së tij në garën për kandidat të Partisë Demokratike në Kaliforni.

Ndërkohë Martin Luther King Jr. u qëllua për vdekje në prill të vitit 1968 nga James Earl Ray.

Trump kishte bërë një premtim të ngjashëm gjatë mandatit të tij 2017-2021, dhe ai në fakt publikoi disa dokumente në lidhje me vrasjen e presidentit të atëhershëm. Por në fund ai u dorëzua para presionit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës dhe Byrosë Federale të Hetimit dhe mbajti të fshehura një pjesë të konsiderueshme të dokumenteve, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare./abcnews.al