Vuçiq ka uruar Listën Serbe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar Listën Serbe për mandatet e fituara në Kuvendin e Kosovës. Vuçiq ka thënë se Lista Serbe “do të jetë pengesë për sulmet e mëtejshme të Albin Kurtit”. “Ne jemi ende në pritje të rezultateve nga Skenderaj, por aty kanë dalë vetëm 143 serbë. Dhe rezultatet janë të qarta, Lista

Vuçiq ka uruar Listën Serbe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar Listën Serbe për mandatet e fituara në Kuvendin e Kosovës.

Vuçiq ka thënë se Lista Serbe “do të jetë pengesë për sulmet e mëtejshme të Albin Kurtit”.

“Ne jemi ende në pritje të rezultateve nga Skenderaj, por aty kanë dalë vetëm 143 serbë. Dhe rezultatet janë të qarta, Lista Serbe ka fituar dhjetë nga dhjetë mandate të mundshme. Unë e përgëzoj “popullin serb” në Kosovë. Këto rezultate janë thuajse të pabesueshme, sidomos duke pasur parasysh gjithçka që bëri Kurti për të shkatërruar “popullin serb” dhe Listën Serbe, duke marrë parasysh gjithçka që kanë bërë shumë ndërkombëtarë për të shkatërruar Listën Serbe, duke ndihmuar fshehurazi dhe publikisht të gjithë të tjerët kundër përfaqësueses më të fortë serbe”, ka thënë Vuçiq në një video urimi të postuar në faqen e tij në Instagram, transmeton Paparaci.

“Ky është një besim i madh edhe për mua. Lista serbe, duke përjashtuar Skenderajn dhe personat e zhvendosur “brenda vendit”, mori 38,533 vota, dhe tjetra më e afërta mori 3,217 vota. Kjo e bën fare të qartë se Lista Serbe padyshim do t’i fitojë të dhjetë mandatet dhe do të mbrohet nga sulmet e mëtejshme të Kurtit”, ka shtuar Vuçiqi.

Ai ka thënë se Albin Kurti “deri dje ka festuar shembjen në Beograd”, por se tani do të duhet të shqetësohet më shumë për veten dhe mbijetesën e tij në pushtet.

“Faleminderit “popullit serb” në Kosovë për kaq shumë besim, dashuri dhe besim. Gjithçka që mund t’ju them është se Kosova është Serbi dhe unë ju dua pa masë”, ka thënë Vuçiq.