VV nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Burime të ATV-së brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë konfirmuar se partia është duke mbledhur nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit. Ende nuk dihen arsyet nëse kjo nismë lidhet me buxhetin e vitit 2026 apo me një përpjekje të dytë për formimin e Qeverisë së re. Sipas informacioneve, synimi është sigurimi i 40 […] The post VV nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend appeared first on ATV.

VV nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Burime të ATV-së brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë konfirmuar se partia është duke mbledhur nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ende nuk dihen arsyet nëse kjo nismë lidhet me buxhetin e vitit 2026 apo me një përpjekje të dytë për formimin e Qeverisë së re.

Sipas informacioneve, synimi është sigurimi i 40 nënshkrimeve të deputetëve, të cilat më pas do t’i dërgohen presidentes Vjosa Osmani.

Kjo lëvizje vjen vetëm dy ditë pas dështimit të votimit për Qeverinë e re, ndërsa mbetet e paqartë nëse Vetëvendosje do të propozojë sërish të njëjtin kandidat për Kryeministër.

The post VV nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend appeared first on ATV.