Xhaferi: Kriza politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, vlerëson se me dështimin e LVV-së për formimin e Qeverisë së re, vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Xhaferi tha se do ta respektojnë afatin kushtetues për konsulta tek presidentja për një shumicë tjetër parlamentare, por sipas tij, partitë e ish-opozitës nuk i kanë numrat e nevojshëm. ‘’Jemi në


Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, vlerëson se me dështimin e LVV-së për formimin e Qeverisë së re, vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Xhaferi tha se do ta respektojnë afatin kushtetues për konsulta tek presidentja për një shumicë tjetër parlamentare, por sipas tij, partitë e ish-opozitës nuk i kanë numrat e nevojshëm.
‘’Jemi në një situatë të rëndë politike në Kosovë edhe pas sa muajsh ne nuk kemi Qeveri të re. Dje u dëshmua se nuk i kanë numrat edhe pse ka muaj të tërë që thonë se ta kalojmë Kuvendin dhe provimin për formimin e Qeverisë. Opozita nuk ka numra, pra vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, logjikisht nuk do të duhej të ndodhte në gjë e tillë pa zgjidhjen edhe të çështjes së presidentit dhe problemeve të tjera që po ballafaqohemi ne. Unë mendoj se për vendim më së miri do të ishte propozimi i LDK-së për një Qeveri tranzitore tetë mujore apo një vjeçare do të qetësohej skena politike dhe normalisht se pas saj mund të mbaheshin zgjedhje të reja dhe do të krijohej një momentum krejt i ri në skenën politike. Në logjikën që ka ndjekë zoti Kurti, unë mendoj se Kosova prapë do të futet në një krizë të re politike dhe normalisht që kjo krizë politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër”, tha Xhaferi./RTV21

