Xhaka, për herë të tretë radhazi, futbollisti më i mirë në Zvicër
Mbrëmjen e së hënës në mbrëmjen e futbollit zviceran pati shumë gjëra. Disa yje të futbollit u shpërblyen me çmime The post Xhaka, për herë të tretë radhazi, futbollisti më i mirë në Zvicër appeared first on Albinfo.

Të hënën në mbrëmje është gala mbrëmja me çmimet për futbollin zviceran. Granit Xhaka fitoi për të tretën herë radhazi. Për shkak se po luan sërish me Leverkusenin të martën, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, si disa yje të tjerë, nuk mundi të ishte në Bernë. “Ishte një vit i pabesueshëm. Jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë Zvicrën”, tha Xhaka, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu është shpërblyer edhe Ardon Jashari, si Futbollisti i Talentuar 2024. 22-vjeçari Jashari është vendosur te Bruges dhe së fundmi ka qenë kapiten i kombëtares U-21. Në fjalimin e tij të fitores, ai falënderoi ish-trajnerin e tij Mario Frick: “Ishte falë tij që karriera ime u nis me të vërtetë”.
Sulmuesi i Aaraut Valon Fazliu mori çmimin si “Challenge League Player 2024”. “Jam pak nervoz, kjo është hera e parë për mua”, shpjegon ai, i cili u shpallur më i mirë i Ligës së parë zvicerane.
The post Xhaka, për herë të tretë radhazi, futbollisti më i mirë në Zvicër appeared first on Albinfo.