Zbulohet se në cilin burg janë duke u mbajtur vëllëzërit Sylaj

Dy vëllezërit, Albert dhe Jeton Sylaj, janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, njëri dje e tjetri sot. Ata ndodhen në pavijone të ndryshme brenda burgut.
Arlinda Zekaj u privua nga jeta me sëpatë të dielën, më 25 tetor 2026. I dyshuari kryesor për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, ndërsa po në të njëjtën ditë, nga vetë e ndjera, ishte denoncuar në polici ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj.
Ky i fundit ndodhet në paraburgim për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Nga të dhënat e policisë, Jetoni rezulton të ketë 6 raste të iniciuara më parë, ndërsa vëllai i tij, Alberti, numëron gjithsej 11 raste.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



