Zbulojmë shkaqet e autizmit deri në shtator/ Premtimi sfidues i Sekretarit Amerikan të Shëndetësisë

Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë shkaqet e autizmit deri në muajin shtator. Eshte ky premtimi I guximshëm që bëri Robert F Kennedy Junior, Sekretari Amerikan I Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sfiduar kështu punën e bërë nga shkencëtarët ndër Dekada. Deklarata e Kennedy erdhi përgjatë mbledhjes së Kabinetit [...]Read More...

Zbulojmë shkaqet e autizmit deri në shtator/ Premtimi sfidues i Sekretarit Amerikan të Shëndetësisë

Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë shkaqet e autizmit deri në muajin shtator. Eshte ky premtimi I guximshëm që bëri Robert F Kennedy Junior, Sekretari Amerikan I Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sfiduar kështu punën e bërë nga shkencëtarët ndër Dekada. Deklarata e Kennedy erdhi përgjatë mbledhjes së Kabinetit ku pjesë ishte edhe Presidenti Amerikan Donald Trump.Sipas Kennedy-t, është ndërmarrë një fushatë e gjerë kërkimore që përfshin qindra shkencëtarë nga vende të ndryshme, me synimin për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që shkenca ende nuk ka sqaruar plotësisht.

Në SHBA, numri I të diagnostikuare me autizëm është rritur ndjeshëm që nga fillimi i viteve 2000. Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se 1 në 36 fëmijë 8-vjeçarë janë diagnostikuar me autizëm – një rritje nga 2.27% në 2018 dhe 0.66% në vitin 2000, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Megjithëse plani ende nuk është bërë publik në detaje, disa zëra  ne grupet e shkencëtarëve kanë shprehur dyshime për mundësinë e arritjes së një përgjigjeje përfundimtare brenda një kohe kaq të shkurtër. Christine Roth, një përfaqësuese e Shoqatës së Autizmit të Amerikës, kritikoi gjuhën që e përshkruan rritjen e rasteve si “epidemi”, duke e konsideruar këtë retorikë të dëmshme dhe nxitëse të panikut e stigmatizimit ndaj personave autikë.

Rritja e rasteve të Autizmit në Shtetet e Bashkuara sipas Presidentit Amerikan Donald Trump eshte e lidhur me faktore artificial qe po ndikojne ne zhvillimin e trurit te femijet. Kreu I Shtepise se Bardhe ka krikijuar nje Komision te quajtur “Make America Healthy Again” që përveç autizmit  do te shqyrtoje edhe cestheje si Asma dhe perdorimi I medikamenteve te ndryshme tek femijet.

Studime të fundit kanë evidentuar disa faktorë të mundshëm që ndikojnë në zhvillimin e autizmit, përfshirë diabetin gestacional, i cili është lidhur me rritje të rrezikut për çrregullime neurologjike tek fëmijët. Kennedy ka shprehur gatishmëri për të analizuar çdo pistë të mundshme – nga vaksinat, te ambienti, ushqimi, madje edhe mënyrat e rritjes së fëmijëve – ndonëse shumë nga këto teori janë hedhur poshtë më parë nga shkenca.