Zbuten tensionet, protestuesit rikthehen në bulevard (VIDEO)
Pasi marshuan për rreth një orë e 30 minuta në rrugët e Tiranës, ku dogjën kosha mbeturinash, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Këtë herë, ndryshe nga përplasjet e mëparshme, situata është qetësuar mes protestuesve dhe policisë. Disa prej protestuesve kanë përqafuar efektivët dhe i kanë duartrokitur.
Në këto momente, protestuesit po bisedojnë me policët, ndërsa të dyja palët po komunikojnë në mënyrë paqësore.
Gjatë këtij momenti qetësie, protestuesit u kërkojnë efektivëve t’i lejojnë të lëvizin në drejtim të Kryeministrisë, duke u thënë se nuk e kanë me policinë.
Megjithatë, protestuesit vijojnë të brohorasin: “Rama, jepe dorëheqjen!”.
Një nga protestuesit tha për mikrofonin e Euronews: “Ne po hamë gaz, policët po hanë gurë, ndërsa politikanët mish.”
The post Zbuten tensionet, protestuesit rikthehen në bulevard (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



