Zelensky për sulmin raketor të Rusisë: Putin nuk po përgatitet për paqe
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vetëm hapat e fortë dhe presioni ndaj Moskës mund të ndalojnë Rusinë dhe bëri thirrje për unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët e Ukrainës në përballjen e agresionit rus. “Ky terror rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet vetvetiu. Putini nuk po përgatitet për paqe, ai vazhdon të [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vetëm hapat e fortë dhe presioni ndaj Moskës mund të ndalojnë Rusinë dhe bëri thirrje për unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët e Ukrainës në përballjen e agresionit rus.
“Ky terror rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet vetvetiu. Putini nuk po përgatitet për paqe, ai vazhdon të vrasë ukrainasit dhe të shkatërrojë qytete. Vetëm hapa të fortë dhe presioni ndaj Rusisë mund ta ndalojnë këtë terror. Tani për tani, ne kemi nevojë për unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët tanë në luftën për një fund të drejtë të kësaj lufte”, tha Zelensky në Telegram.
Siç u raportua më parë nga mediat ukrainase, një person mbeti i vrarë dhe katër u plagosën në një sulm me raketa ruse në Kiev, duke përfshirë një vajzë nëntë vjeçare.
Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Kiev gjatë natës dhe Mbrojtja Ajrore (ADF) paralajmëroi për një kërcënim të përdorimit të armëve balistike./abcnews.al