Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për një përgjigje “manipuluese” ndaj propozimit të SHBA-së për një armëpushim, duke thënë se Putini pretendoi se e pranoi atë “në momentin që ai në fakt po përgatitet ta refuzojë atë”. “Kjo është arsyeja pse, në Moskë, ata po e rrethojnë idenë e armëpushimit me parakushte [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për një përgjigje “manipuluese” ndaj propozimit të SHBA-së për një armëpushim, duke thënë se Putini pretendoi se e pranoi atë “në momentin që ai në fakt po përgatitet ta refuzojë atë”.
“Kjo është arsyeja pse, në Moskë, ata po e rrethojnë idenë e armëpushimit me parakushte të tilla që ose dështon ose zvarritet për aq kohë sa të jetë e mundur. Putini e bën këtë shpesh – ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, por i zvarrit gjërat dhe i bën të pamundura zgjidhjet e arsyeshme”, tha Zelensky.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjithashtu pranoi se ndërsa përgjigja e Putinit ishte “premtuese”, ajo ishte gjithashtu “e paqartë”.
Arritja në fund të asaj që Putini dëshiron në të vërtetë dhe planifikimi i asaj që do të bëjë më pas si përgjigje do të jetë fokusi i ditëve të ardhshme, shkruan the Guardian.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së Steve Witkoff ishte në Moskë mbrëmë, ku u takua me Putinin dhe zyrtarë të lartë.
Ndërsa sot ai është nisur drejt SHBA-së.
Zëdhënësi rus Dmitry Peskov tha se ata ranë dakord që Putin të flasë me Trumpin.
Gjithashtu, ai tha se ka një “mirëkuptim” se një “bisedë midis presidentëve është e nevojshme”.