Zelensky të premten në Washington takohet me Trumpin
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, të premten do të udhëtojë për në Washington për një takim kokë më kokë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton “Sky News”. Takimi kokë më kokë është propozuar nga pala amerikane. Njoftimi vjen pak pasi u raportua se Ukraina dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për […]

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, të premten do të udhëtojë për në Washington për një takim kokë më kokë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton “Sky News”.
Takimi kokë më kokë është propozuar nga pala amerikane.
Njoftimi vjen pak pasi u raportua se Ukraina dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për mineralet.
Marrëveshja përcakton kushte për të krijuar fond për të investuar në mineralet e Ukrainës dhe burimet e tjera të vlefshme natyrore.
Marrëveshja nuk përmban kërkesën fillestare të SHBA-së që të kishte të drejtën e 500 miliardë dollarëve në të ardhura nga burimet natyrore të Ukrainës. Por nuk përmban as kërkesën e Ukrainës për garanci sigurie nga SHBA-ja, sipas raportimeve fillestare.