Zelensky: Ushtri europiane/ Presidenti ukrainas: Unitet SHBA- BE përballë Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Europa të ketë një ushtri të përbashkët. Zelensky tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se ka ardhur koha që të formohen forcat e armatosura të Europës, teksa u kërkoi liderëve të kontinentit që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Ai theksoi se vetëm forcat e [...]Read More...

Zelensky: Ushtri europiane/ Presidenti ukrainas: Unitet SHBA- BE përballë Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Europa të ketë një ushtri të përbashkët.

Zelensky tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se ka ardhur koha që të formohen forcat e armatosura të Europës, teksa u kërkoi liderëve të kontinentit që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Ai theksoi se vetëm forcat e armatosura të Ukrainës, nuk mjaftojnë për Sigurinë.

“Teksa ne luftojmë dhe hedhim bazat për paqen dhe sigurinë, ne duhet të ndërtojmë Forcat e Armatosura të Evropës, në mënyrë që e ardhmja e Evropës të varet vetëm nga evropianët”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas këkoi sërish unitet mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara përballë kërcënimit që paraqet agresioni rus.

Sipas tij, inteligjenca ukrainase sugjeron se Rusia po dërgon trupa në Bjellorusi, duke lënë të hapur një mundësi për sulm ndaj një tjetër vendi europian.

Zelensky theksoi se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që bëhet pas shpinës së saj dhe shtoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të përfshijnë anëtarësimin në NATO.

“Ukraina nuk do të pranojë kurrë marrëveshjet e bëra pas shpine pa përfshirjen tonë. Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën, asnjë vendim për Evropën pa Evropën”.

Presidenti ukrainas u takua me Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance të premten për një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë dhe kërkoi garanci të forta sigurie nga amerika.

Megjithatë presidenti Donald Trump ka thënë vazhdimisht se trupat amerikane nuk do të vendosen në Ukrainë. Ai ka sugjeruar, në vend të kësaj, se Uashingtoni dhe Kievi do të lidhnin një pakt ekonomik, duke u fokusuar në furnizimin e madh  SHBA me minerale kritike, në këmbim të një mburoje sigurie pas luftës për Ukrainën.

/ abcnews.al