Enis Zeqiri, talenti 18-vjeçar në Danimarkë që ëndërron fanellën e Kosovës

Enis Zeqiri është një nga talentet e rinj me prejardhje shqiptare që po ndërton karrierën në futbollin danez. Në moshën vetëm 18-vjeçare, ai ka arritur të debutojë në Superligën e Danimarkës me skuadrën e Sonderjyske, ndërsa synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë në ekipin e parë, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Danimarkë, lidhja e tij me Kosovën është e veçantë. Zeqiri tregon se ka vetëm shtetësinë e Kosovës dhe se dëshira e tij është të luajë për Kombëtaren e vendit të origjinës.
“Kam vetëm një shtetësi, atë të Kosovës. Do të dëshiroja shumë t’i bashkohesha Kombëtares së Kosovës dhe të luaja për të”, ka deklaruar futbollisti i ri.
Deri më tani, ai nuk ka marrë ndonjë kontakt nga Federata e Futbollit e Kosovës, por mbetet i përqendruar te puna dhe paraqitjet me klubin e tij.
Me debutimin në elitën e futbollit danez dhe synimin për të vazhduar zhvillimin si futbollist, Enis Zeqiri shpreson që një ditë të realizojë ëndrrën për ta veshur fanellën e Kosovës./Albinfo.ch
The post Enis Zeqiri, talenti 18-vjeçar në Danimarkë që ëndërron fanellën e Kosovës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



