Zgjedhjet presidenciale në Rumani, një provë e madhe e demokracisë pas anulimit të votimeve vitin e kaluar
Përpjekja për zgjedhjet presidenciale në Rumani, muajin e ardhshëm – do të jetë një provë e madhe për demokracinë e anëtarit të Bashkimit Evropian pasi votimi i anuluar i vitit të kaluar shkaktoi krizën më të thellë politike të vendit që nga viti 1989, sipas AP. Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi zgjedhjet e 6 dhjetorit [...]Read More...

Përpjekja për zgjedhjet presidenciale në Rumani, muajin e ardhshëm – do të jetë një provë e madhe për demokracinë e anëtarit të Bashkimit Evropian pasi votimi i anuluar i vitit të kaluar shkaktoi krizën më të thellë politike të vendit që nga viti 1989, sipas AP.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi zgjedhjet e 6 dhjetorit – pasi kandidati i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu kryesoi në raundin e parë të sondazheve.
Vendimi pasoi akuzat për shkelje zgjedhore dhe një fushatë ruse që promovonte Georgescu, i cili tani është nën hetim dhe i ndaluar për rivotim. Moska i ka mohuar pretendimet për ndërhyrje.
“Ajo që ndodhi vitin e kaluar ishte shumë serioze dhe … në atë kohë, krejtësisht anti-demokratike”, tha Elena Lasconi, e cila doli e dyta dhe hyri në balotazh vitin e kaluar – dhe po merr pjesë në zgjedhjet e reja.
Dikur një shtet komunist deri në fund të Luftës së Ftohtë, Rumania – prej disa dekadash është përpjekur të ndërtojë institucione të forta demokratike.
Por, anulimi i zgjedhjeve vitin e kaluar shkatërroi besimin e publikut – dhe mund të duhen vite për të riparuar dëmin.
“Unë mendoj se besimi i publikut në partitë politike, në institucionet publike, në shtet në përgjithësi ishte mjaft i ulët”, tha Septimius Parvu, koordinator i programit elektoral në Forumin e Ekspertëve, një institut kërkimor pro-demokracisë.
“Kjo e zhvendosi edhe më shumë besimin. Ajo krijoi një tërmet që do të linte gjurmë në terma afatgjatë në besimin në demokraci”, shtoi ai.
“Shumë vëzhgues mendojnë se autoritetet rumune nuk e kanë shpjeguar mjaftueshëm atë që ndodhi vitin e kaluar, gjë që i ka bërë votuesit të dyshojnë – nëse këto do të jenë zgjedhjet përfundimtare”, shtoi Parvu.