Zi në familjen e deputetit Armend Muja, vdes babai i tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Azem Muja. Në një njoftim në rrjetet sociale, Muja ka bërë të ditur se i ati ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve. “Me […] The post Zi në familjen e deputetit Armend Muja, vdes babai i tij appeared first on ATV.

Zi në familjen e deputetit Armend Muja, vdes babai i tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Azem Muja.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Muja ka bërë të ditur se i ati ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Azem Muja. Ai u nda prej nesh pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat tona. Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura së shpejti. Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe lutjet në këto momente të vështira.
U prehtë në paqe ????”, ka shkruar Muja.

The post Zi në familjen e deputetit Armend Muja, vdes babai i tij appeared first on ATV.