Zjarri pranë Tetovës nisi nga loja e fëmijëve, për pak sa nuk u dogjën shtëpitë

Dje para dite shpërtheu një zjarr mbi varrezat ortodokse në Tetovë, i cili paraqiste rrezik për shtëpitë përreth. Zjarri u vu plotësisht nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe helikopterit të policisë.
Këtë e deklaroi sot drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
Sipas tij, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 mes disa shtëpive, pas së cilës flakët u përhapën drejt pyllit aty pranë, në drejtim të Kalasë së Tetovës.
“Është shmangur një katastrofë e madhe. Ky zjarr kishte potencial të shkaktonte dëme të mëdha, sepse përreth ka shumë shtëpi, por edhe shumë banorë, nga ajo që mund të shoh”, deklaroi Angelov.
Sipas deklaratës së një banori të shtëpive përreth, zjarri shpërtheu gjatë lojës së fëmijëve, kur papritur u shfaq një shkëndijë. Flakët më pas u përhapën me shpejtësi dhe përfshinë sfungjerë që ndodheshin aty pranë.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



