Zvicra diskuton kufizimin e zhvendosjes së vendeve të punës jashtë vendit

Zvicra diskuton kufizimin e zhvendosjes së vendeve të punës jashtë vendit

Në fund të javës, Parlamenti zviceran pritet të trajtojë edhe një çështje që lidhet drejtpërdrejt me tregun e punës.

Të premten do të diskutohet një rishikim i legjislacionit ekzistues, me synimin që kompanitë në të cilat shteti zotëron shumicën të mos mund t’i zhvendosin vendet e punës jashtë Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Debati vjen në javën e fundit të sesionit parlamentar të vjeshtës dhe prek çështjen e ruajtjes së vendeve të punës brenda vendit, veçanërisht në ndërmarrjet e kontrolluara kryesisht nga shteti.

The post Zvicra diskuton kufizimin e zhvendosjes së vendeve të punës jashtë vendit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.