Zvicra është më afër legalizimit të kanabisit
Një votim i komisionit parlamentar e ka shtyrë Zvicrën më pranë lejimit të të rriturve që të përdorin kanabis për qëllime jo medicinale. Komiteti shëndetësor i Dhomës së Përfaqësuesve ka miratuar një projekt-ligj për të lehtësuar kufizimet për të rriturit, transmeton albinfo.ch. Aktualisht, kultivimi, prodhimi, tregtimi dhe konsumimi i kanabisit për qëllime jo mjekësore në […] The post Zvicra është më afër legalizimit të kanabisit appeared first on Albinfo.

Një votim i komisionit parlamentar e ka shtyrë Zvicrën më pranë lejimit të të rriturve që të përdorin kanabis për qëllime jo medicinale.
Komiteti shëndetësor i Dhomës së Përfaqësuesve ka miratuar një projekt-ligj për të lehtësuar kufizimet për të rriturit, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, kultivimi, prodhimi, tregtimi dhe konsumimi i kanabisit për qëllime jo mjekësore në Zvicër është i ndaluar. Konsumatorët blejnë furnizimet e tyre në tregun e zi, shkruan swissinfo.
Komisioni thotë se kjo është një situatë e pakënaqshme. Sipas këndvështrimit të tij, qasja e rregulluar rreptësisht në kanabis dhe një treg i kontrolluar do të mbrojë më mirë shëndetin publik, do të forcojë mbrojtjen e të rinjve dhe do të përmirësojë sigurinë.
Projekti nuk duhet të nxisë konsumin. Produktet e kanabisit nuk duhet të shiten për fitim dhe duhet t’i nënshtrohen një takse stimuluese.
The post Zvicra është më afër legalizimit të kanabisit appeared first on Albinfo.