Zvicra po shqyrton ndalimin e mediave sociale për fëmijët 

Senati zviceran dëshiron të mbrojë fëmijët dhe të rinjtë nga efektet e dëmshme të mediave sociale, si Tiktok dhe Instagram. Ligjvënësit po shqyrtojnë nëse një ndalim i aksesit në platforma si TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç mund të ketë ndikim në mbrojtjen e të miturve. Pse ndikimi i TikTok-ut shqetëson Zvicrën Pa […] The post Zvicra po shqyrton ndalimin e mediave sociale për fëmijët  appeared first on Albinfo.

Zvicra po shqyrton ndalimin e mediave sociale për fëmijët 

Senati zviceran dëshiron të mbrojë fëmijët dhe të rinjtë nga efektet e dëmshme të mediave sociale, si Tiktok dhe Instagram.

Ligjvënësit po shqyrtojnë nëse një ndalim i aksesit në platforma si TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç mund të ketë ndikim në mbrojtjen e të miturve.

Pse ndikimi i TikTok-ut shqetëson Zvicrën

Pa kundërshtime, Këshilli i Shteteve miratoi të martën dy postulate, me të cilat ra dakord edhe Këshilli Federal.

Ndër të tjera, qeveria federale do të shqyrtojë se çfarë efekti mund të ketë ndalimi i përdorimit të smartfonëve në shkolla për të mbrojtur të miturit, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, qeveria australiane u bë vendi i parë që ndaloi aksesin në platforma si TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç.

Në disa vende të tjera ekzistojnë gjithashtu ndalime ose kufizime për përdorimin e smartfonëve në shkolla, si për shembull në Itali, Francë, Greqi dhe Holandë.

 

 

The post Zvicra po shqyrton ndalimin e mediave sociale për fëmijët  appeared first on Albinfo.