Zvicra shpall për herë të parë «Fjalën e Vitit për të Rinjtë»

Zvicra shpall për herë të parë «Fjalën e Vitit për të Rinjtë»

Për herë të parë, Zvicra do të zgjedhë «Fjalën e Vitit për të Rinjtë». Nismën e ka ndërmarrë Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW), i cili që nga viti 2017 përcakton edhe «Fjalën e Vitit» në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Të rinjtë nga 13 deri në 20 vjeç mund të dërgojnë propozimet e tyre deri më 16 tetor. Më pas, një juri e përbërë po nga të rinj do të përzgjedhë tri fjalët kryesore, me mbështetjen e ekspertëve të gjuhësisë nga ZHAW.

Procesi do të zhvillohet në të katër gjuhët kombëtare të Zvicrës – gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retoromanisht. Tri «Fjalët e Vitit për të Rinjtë» do të shpallen më 27 tetor.

Në garë mund të jenë fjalë dhe shprehje që përdoren gjerësisht nga të rinjtë zviceranë. Ndërsa përjashtohen shprehjet diskriminuese ose fyese, emrat e personave, markave apo institucioneve, si dhe qëndrimet politike apo ideologjike.

Nisma synon të pasqyrojë mënyrën se si të rinjtë e shohin botën dhe temat që ndikojnë në gjuhën e tyre të përditshme. /Albinfo.ch

The post Zvicra shpall për herë të parë «Fjalën e Vitit për të Rinjtë» appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.