Zv.ministri Sulejmani: Zgjidhet problemi i paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka njoftuar se është zgjidhur çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit.
“Çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF ‘Penko’ është zgjidhur përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit”, deklaroi Sulejmani.
Ai theksoi se zgjidhja është në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe se në qendër të procesit kanë qenë nxënësit dhe e drejta e tyre për arsimim në gjuhën shqipe.
“Zgjidhja e arritur është në interesin më të mirë të nxënësve, duke garantuar respektimin e të drejtës për arsimim dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për vijimin e mësimit në gjuhën shqipe”, tha zv.ministri Sulejmani.
Sipas tij, bashkëpunimi institucional dëshmon se çështjet që prekin drejtpërdrejt nxënësit mund të zgjidhen përmes dialogut dhe koordinimit.
The post Zv.ministri Sulejmani: Zgjidhet problemi i paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko” appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



