Eksperti Faik Basha: Është e pavërtetë të thuhet se studentët janë në protestë

Eksperti Faik Basha: Është e pavërtetë të thuhet se studentët janë në protestë

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, eksperti i sigurisë Faik Basha deklaroi se studentët e përfshirë në protestë përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të numrit të përgjithshëm të studentëve, si dhe të protestuesve.

“Të themi që studentët janë në protestë, themi një të pavërtetë. Të themi që në protestë janë edhe studentët, themi një të vërtetë. Ne nuk kemi arritur në atë pikë që 112 mijë studentët që studiojnë në Shqipëri të kenë dalë në një protestë. Ka bojkot nga pedagogë që janë anëtarë partie, ka bojkot edhe nga studentë që janë të partive politike. Prandaj them të mos thuhet se të gjithë studentët janë në protestë, sepse nuk janë”, tha Basha.

The post Eksperti Faik Basha: Është e pavërtetë të thuhet se studentët janë në protestë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.