115 km/h në zonë me 50 km/h – Gjobë e përjashtim nga komunikacioni për shoferin në Ferizaj

Një shofer në Ferizaj është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe me heqje të patentë shoferit për tre muaj. Kjo pasi që më 19.10.2025 rreth orës 16:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Mirosalë, me veturën Audi po qarkullonte me shpejtësi 115 kilometra në orë në zonë ku kufizimi ishte 50 km/h. “Matja

115 km/h në zonë me 50 km/h – Gjobë e përjashtim nga komunikacioni për shoferin në Ferizaj
115 km/h në zonë me 50 km/h – Gjobë e përjashtim nga komunikacioni për shoferin në Ferizaj

115 km/h në zonë me 50 km/h – Gjobë e përjashtim nga komunikacioni për shoferin në Ferizaj

Një shofer në Ferizaj është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe me heqje të patentë shoferit për tre muaj. Kjo pasi që më 19.10.2025 rreth orës 16:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Mirosalë, me veturën Audi po qarkullonte me shpejtësi 115 kilometra në orë në zonë ku kufizimi ishte 50 km/h.

“Matja e shpejtësisë është bërë me veturën zyrtare të pajisur me radar statik, që është pjesë e planit operativ për kontrollin e shpejtësisë në zonat me rrezik të shtuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.Shoferi A.N. 29-vjeçar po ashtu është përjashtuar nga komunikacioni. Policia po ashtu ka apeluar tek ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit.

“Tejkalimi i shpejtësisë dhe moskujdesi gjatë ngasjes mund të shkaktojnë aksidente me pasoja në njerëz dhe dëme materiale”, thuhet tutje në apel.