120 shtete tashmë e njohin Kosovën, ja kush mungon ende në listë

Njohja e Kosovës nga Siria shënon njohjen e tretë të këtij viti, pas asaj nga Sudani dhe Kenia, në muajt mars dhe prill. Me këtë zhvillim, Siria i është bashkuar listës së 120 shteteve që e kanë pranuar zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila […] The post 120 shtete tashmë e njohin Kosovën, ja kush mungon ende në listë appeared first on ATV.

120 shtete tashmë e njohin Kosovën, ja kush mungon ende në listë

Njohja e Kosovës nga Siria shënon njohjen e tretë të këtij viti, pas asaj nga Sudani dhe Kenia, në muajt mars dhe prill.

Me këtë zhvillim, Siria i është bashkuar listës së 120 shteteve që e kanë pranuar zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se njohja u arrit gjatë një takimi trilateral mes Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, dhe presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa.

Tri njohje të reja brenda vitit 2025

Sudani, vendi afrikan në verilindje të kontinentit, e njohu Kosovën më 12 prill 2025, ndërsa më herët, më 26 mars, Kenia u bë shteti i 118-të që njohu pavarësinë e saj.
Lajmin për njohjen nga Kenia fillimisht e bëri të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli, ndërsa më pas u konfirmua zyrtarisht edhe nga presidentja Osmani pas komunikimit me homologun kenian, William Ruto.

Kur ishte njohja e fundit para këtyre tre shteteve?

Në vitin 2021, Izraeli ishte shteti i fundit që njohu Kosovën, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Washington.

Më herët, njohje të rëndësishme kishin ardhur nga Barbadosi (2018), Madagaskari (2017) dhe Bangladeshi (2017).

Ndër vite, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe shtete si Singapori, Surinami, Niue, Cook Islands dhe disa vende të Karaibeve.

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, viti i parë mbetet ai me më së shumti njohje – plot 53 shtete.

Cilat shtete ende nuk e njohin Kosovën

Megjithë përparimin e bërë, Kosova vazhdon të mos njihet nga disa vende të rëndësishme, përfshirë pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqinë, Rumaninë, Spanjën, Sllovakinë dhe Qipron.
Njohja mungon edhe nga fuqitë botërore si Kina, Rusia e India, si dhe nga disa vende nën ndikimin e tyre si Azerbajxhani, Bjellorusia e Gjeorgjia.
Po ashtu, disa vende të Amerikës Latine e Afrikës, si Argjentina, Venezuela, Maroku dhe Angola, nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Nga pala serbe është pretenduar disa herë se një numër shtetesh kanë tërhequr njohjet, por shumë prej këtyre pretendimeve janë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur.

The post 120 shtete tashmë e njohin Kosovën, ja kush mungon ende në listë appeared first on ATV.