17-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Miqtë e Kosovës, janë miqtë e lirisë – nuk i harrojmë

Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit e të gjithë dëshmorët e martirët e rënë për lirinë e Kosovës, në 17-vjetorin e Pavarësisë. “Me nderimin më të madh, kujtojmë dhe përkulemi para sakrificës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nën udhëheqjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, e mijëra luftëtarëve të

17-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Miqtë e Kosovës, janë miqtë e lirisë – nuk i harrojmë

Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit e të gjithë dëshmorët e martirët e rënë për lirinë e Kosovës, në 17-vjetorin e Pavarësisë.

“Me nderimin më të madh, kujtojmë dhe përkulemi para sakrificës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nën udhëheqjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, e mijëra luftëtarëve të lirisë, e vulosi fatin tonë me gjakun e saj”, tha Osmani.

“Përkulemi me respekt të thellë për familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit dhe martirëve të Kosovës”.

E para e vendit, pati një falënderim të veçantë për aleatët e Kosovës, të cilët ndihmuan në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vendit.

“Historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa mbështetjen e aleatëve tanë. Falënderimi ynë i përjetshëm shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për NATO-n, për shtetet evropiane dhe për demokracitë gjithandej botës, sikurse edhe për të gjithë miqtë ndërkombëtar që qëndruan me ne në momentet më të vështira, dhe që na ndihmuan në arritjen e lirisë dhe pavarësisë”.

“Ne nuk e harrojmë kurrë ndihmën e tyre, sepse Kosova ka miq, dhe miqtë e Kosovës janë miqtë e lirisë. Ne jemi Republika që nuk ndalet kurrë, dhe ecim përpara me vendosmëri”, tha ajo.