2 muaj pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

2 muaj nga dorëheqja e tij si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Pasi qëndroi për dy vite në krye të Bashkisë së Vlorës, në shtator të këtij viti, Dredha dha dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa i rikthehet karrierës diplomatike. Megjithatë vlen të përmendin se dorëheqja nga drejtimi […] The post 2 muaj pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër appeared first on Ditar.al.

2 muaj pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

2 muaj nga dorëheqja e tij si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Pasi qëndroi për dy vite në krye të Bashkisë së Vlorës, në shtator të këtij viti, Dredha dha dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa i rikthehet karrierës diplomatike.

Megjithatë vlen të përmendin se dorëheqja nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës erdhi pas disa përplasjeve që ai ka patur me kryeministrin Edi Rama.

Më e fundit ishte në korrik ku Rama zbriti në Vlorë për një takim urgjent në Bashki, ku shkoi në zyrën e Dredhës për një mbledhje me dyer të mbyllura me stafin e bashkisë dhe deputetët e qarkut. Burime pranë takimit raportuan se kritikat ndaj Dredhës ishin të ashpra dhe se Rama kishte humbur besimin te drejtimi i bashkisë.

Burime për mediat treguan se në atë takim, Edi Rama e krahasoi Ermal Dredhën edhe me ish-kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin pati gjithashtu një përplasje të ngjashme e përjashtoi nga partia dy vitet e fundit të mandatit të tij. 

The post 2 muaj pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër appeared first on Ditar.al.