2 të vdekur në një aksident në Lezhë-Milot, arrestohet shoferi i dehur

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, ku dy persona kanë humbur jetën. Siç njofton policia, nga përplasja e dy automjeteve, ka humbur jetën drejtuesi i një prej makinave të përfshirë në aksident dhe pasagjeri. Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas […] The post 2 të vdekur në një aksident në Lezhë-Milot, arrestohet shoferi i dehur appeared first on Ditar.al.

2 të vdekur në një aksident në Lezhë-Milot, arrestohet shoferi i dehur

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, ku dy persona kanë humbur jetën.

Siç njofton policia, nga përplasja e dy automjeteve, ka humbur jetën drejtuesi i një prej makinave të përfshirë në aksident dhe pasagjeri.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Shoferi i dehur është arrestuar, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave te këtij aksidenti të rëndë.

“Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.

The post 2 të vdekur në një aksident në Lezhë-Milot, arrestohet shoferi i dehur appeared first on Ditar.al.