25 vjeçari vrau me thikë në zemër babain, nëna e autorit: Ndodhi për 2 minuta, Marjani donte ta godiste sërish burrin
Ka folur për mediat nëna e Marjan Kodhelit, i cili pak ditë më parë vrau me thikë babain e tij. Nëna e autorit, ka treguar për emisionin me zemër të hapur se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda dy minutave, ndërsa ajo kishte dalë për të pirë një cigare. Ajo thotë se nuk […] The post 25 vjeçari vrau me thikë në zemër babain, nëna e autorit: Ndodhi për 2 minuta, Marjani donte ta godiste sërish burrin appeared first on Ditar.al.
Ka folur për mediat nëna e Marjan Kodhelit, i cili pak ditë më parë vrau me thikë babain e tij.
Nëna e autorit, ka treguar për emisionin me zemër të hapur se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda dy minutave, ndërsa ajo kishte dalë për të pirë një cigare.
Ajo thotë se nuk e di se çfarë ndodhi mes tyre dhe shtoi se Marjani donte të godiste vetëm babain, të cilit i mori edhe jetën. Sipas saj, 25 vjeçari ishte në depresion, teksa ka treguar edhe për letrat që gjeti në dhomën e djalit.
“Letrat janë pa lidhje njerëzore, nuk i kuptoj. Unë i gjeta, ia dorëzova policisë, janë fjalë pa lidhje, të pakuptimta, nuk arrij t’i kuptoj.
“Në letër u gjetën fjalë të pakuptimta. Hëngri drekë. Ishin tezja dhe halla e tij aty. Ato donin të hanin bashkë. Nuk kishim asnjë debat; ai rrinte i mbyllur. Përleshja zgjati vetëm dy minuta. Unë dola të pija një cigare dhe e piva kot e ndeza. Nuk di çfarë ndodhi mes tyre. Ai ishte i mbyllur në vetvete dhe nuk fliste. Nuk ndjeva zërin, se dritarja ishte hapur. Vetëm kur më thirri burri, shoh. Burri u mbrojt dhe nuk kishte asgjë në dorë. Thika nuk ishte e imja; do ta kem blerë. Burri po mbrohej dhe djali mund ta ketë goditur pa mendje, 3-4 herë. Një goditje ishte e dukshme se e kishte në zemër. Më preku pak thika kur e kapa nga dora. Ai donte ta godiste përsëri burrin, jo mua. Kishte kaluar në depresion. Nuk kishte mllef, ishte depresion. Letra e gjeta në dhomën e tij. Ishte një dhomë pritjeje dhe ishte me ngjyrë të bardhë.”
The post 25 vjeçari vrau me thikë në zemër babain, nëna e autorit: Ndodhi për 2 minuta, Marjani donte ta godiste sërish burrin appeared first on Ditar.al.
