29 vjeçarja vritet nga bashkëshorti, dyshohet se është me prejardhje shqiptare

Një grua që dyshohet se është me prejardhje shqiptare, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një parking në Brampton të Kanadasë të martën pasdite. Viktima u identifikua nga familja e saj si 29 vjeçarja Savannah Kulla. Të afërmit kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël: tre djem dhe

29 vjeçarja vritet nga bashkëshorti, dyshohet se është me prejardhje shqiptare
29 vjeçarja vritet nga bashkëshorti, dyshohet se është me prejardhje shqiptare

29 vjeçarja vritet nga bashkëshorti, dyshohet se është me prejardhje shqiptare

Një grua që dyshohet se është me prejardhje shqiptare, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një parking në Brampton të Kanadasë të martën pasdite. Viktima u identifikua nga familja e saj si 29 vjeçarja Savannah Kulla.

Të afërmit kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël: tre djem dhe një vajze njëvjeçare, e cila ishte subjekt i një alarmi “Amber Alert” të martën, pasi dyshohet se ishte marrë nga babai i saj, 38 vjeçari Anthony Deschepper, pas të shtënave, raporton CP24.

Foshnja u gjet në mënyrë të sigurt pak kohë më vonë, pasi u la te të afërmit në Rajonin e Niagarës, tha policia. Deschepper, i cili është identifikuar gjithashtu si i dyshuari për vrasjen e Kullës, u ekzekutua nga policia në një pikë karburanti në Niagara Falls të mërkurën në mëngjes, konfirmoi policia. /Klankosova.tv