A ka presione për zgjedhjen e kreut të SPAK? Flet kryetarja e KLP-së
Në raportimin vjetor në Kuvend, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, u pyet në lidhje me garën për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK, ndërsa Altin Dumanit i përfundon mandati në 18 Dhjetor. “Në çfarë faze është emërimi i drejtorit të BKH dhe SPAK, a ka ndërhyrje nga institucione të tjera, […] The post A ka presione për zgjedhjen e kreut të SPAK? Flet kryetarja e KLP-së appeared first on Ditar.al.

Në raportimin vjetor në Kuvend, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, u pyet në lidhje me garën për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK, ndërsa Altin Dumanit i përfundon mandati në 18 Dhjetor.
“Në çfarë faze është emërimi i drejtorit të BKH dhe SPAK, a ka ndërhyrje nga institucione të tjera, qoftë edhe ndërkombëtare?”-ishte pyetja e demokratit Gjin Gjoni në Komisionin e Ligjeve.
Bogdani tha se në vazhdim KLP do të vazhdojë me verifikim e platformave, profilit të tyre. Kryetarja e KLP shtoi më tej se nuk po përballet me presion nga asnjë faktor për përzgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme.
“Lidhur me drejtuesin e SPAK, sot ka qenë mbledhja që miratuam kushtet dhe kriteret formale. Kjo procedurë ishte formale pro e domosdoshme. Do vijojmë me verifikimin e dosjeve, analizë për secilin dhe më pas procesi i votimit.Për çështjen e presionit. Më shumë është lobim, dikush është me tifoz i një qasje që ndjek një prokuror. Një mund të ketë qasje më represive, dikush pak më human dhe liberal. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK”- tha Bogdani.
Ndërkohë për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Bogdani tha se roli i KLP në këtë proces është formal, dhe vetëm pret emrin e përzgjedhur nga SPAK.
“Ne jemi duke pritur nga Prokuroria e Posaçme që të sjellë propozimin për ta caktuar sipas ligjit. Ndoshta mund të jetë momenti që Këshilli të ketë një rol më aktiv të procedurës së ndjekur, por roli i Këshillit është vetëm formal. Ne e kemi diskutuar gjatë këtë dhe arritëm në përfundimin që nuk mund të dalim nga parashikimet e legjislacionit. Ne do të presim emrin nga SPAK dhe komisioni”,- tha Bogdani.
The post A ka presione për zgjedhjen e kreut të SPAK? Flet kryetarja e KLP-së appeared first on Ditar.al.