A ke frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk ka frikë nga SPAK dhe hetimi për aferat korruptive në Shqipëri. I ftuar në “Opinion”, Rama u pyet nga gazetari Blendi Fefziu nëse kishte frikë nga mënyra se si SPAK po heton aferat në Shqipëri. Kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se frikë duhet të ketë ai […] The post A ke frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet Rama appeared first on Newsbomb Albania.

A ke frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk ka frikë nga SPAK dhe hetimi për aferat korruptive në Shqipëri.

I ftuar në “Opinion”, Rama u pyet nga gazetari Blendi Fefziu nëse kishte frikë nga mënyra se si SPAK po heton aferat në Shqipëri. Kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se frikë duhet të ketë ai person që tradhëton ata të cilët i kanë dhënë pushtetin e firmës dhe jo ai që firmos.

Rama u shpreh se për sa kohë nuk i tradhëton ata që të kanë votuar dhe nuk bën pasuri të paligjshme, nuk ke pse të kesh frikë.

“Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata të cilët i kanë dhënë pushtetin e firmës. Firmosin të gjithë njerëzit, por firmat që kanë rëndësi janë firmat që rëndësinë e marrin nga ata që na kanë votuar.

Për sa kohë nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh mënjanë të mira materiale të paligjshme dhe të bësh pasuri të paligjshme, s’ke pse të kesh frikë”, deklaroi Rama.

The post A ke frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet Rama appeared first on Newsbomb Albania.