Në kohën e nisjes së protestës në Tiranë, Kurti me një postim për pasaportën e Kosovës: Po fuqizohet
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se pasaporta e Kosovës është më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley, dhe se Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të. Ai ka thënë se ky rezultat është ‘’dëshmi e forcimit të shtetësisë


Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se pasaporta e Kosovës është më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley, dhe se Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të.
Ai ka thënë se ky rezultat është ‘’dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat’’.
‘’Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley. Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të.
Edhe në krahasim me vitin e kaluar Kosova ka pasur ngritje në raportin përfundimtar vjetor, gjersa kemi qenë në vendin e 68-të. Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë.
Me pasaportën tonë e cila po bëhet më e njohur ndërkombëtarisht, përfaqësohemi dinjitetshëm, udhëtojmë në më shumë vende pa viza dhe fuqizojmë republikën tonë’’, ka shkruar ai.
Ndryshe, tashmë në Tiranë ka filluar protesta që po zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së të cilët po gjykohen në Hagë. Protestuesit po bëjnë thirrje për drejtësi.