“A mos u rritë çmimi?” – Gjesti shpërthen në batuta pas fitores së Big Brother VIP Albania 4

Pas më shumë se 100 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4 u mbyll me një finale emocionuese dhe plot surpriza. Fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti. Në një përballje finale me këngëtaren dhe aktoren Rozana Radi, Gjesti arriti të […]

“A mos u rritë çmimi?” – Gjesti shpërthen në batuta pas fitores së Big Brother VIP Albania 4

Pas më shumë se 100 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4 u mbyll me një finale emocionuese dhe plot surpriza.

Fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti.

Në një përballje finale me këngëtaren dhe aktoren Rozana Radi, Gjesti arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ai u prit me entuziazëm në studio, ku atmosfera ishte e ngrohtë dhe e mbushur me duartrokitje.

Në stilin e tij karakteristik plot humor, sapo mori në dorë çekun simbolik të fitores, Gjesti lëshoi menjëherë një batutë që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve: “A mos është rrit çmimi?”

Humori i tij i natyrshëm, i cili e ka karakterizuar gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, u bë edhe njëherë pjesë e këtij momenti historik për të dhe për ndjekësit e formatit.

Ledion Liço, moderatori i spektaklit, i cili e kishte shoqëruar rrugëtimin e banorëve që nga dita e parë, e ftoi Gjestin të mbyllte natën ashtu siç ai e kishte mbyllur shpesh në shtëpi, me frazën e tij të famshme: “Natën e mirë!”

Finalja e BBVIP 4 shënoi jo vetëm një fitues të ri, por edhe një personazh që rrëmbeu vëmendjen për thjeshtësinë, karizmën dhe humorin që e bëri të dashur për publikun shqiptar në të gjitha trevat.