Abdixhiku i prerë për koalicionin me Vetëvendosjen: Duhet të besoni kur them se nuk bëjmë koalicion – Nuk jemi në politikë për politikë nën tavolinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth diskutimeve për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai e ka bërë të qartë se nuk ka bisedime për koalicion me këtë parti. Sipas tij, zhurmat e krijuara janë e politikës të së kaluarës kur marrëveshjet janë bërë nën tavolina. “Kjo zhurmë vjen

Abdixhiku i prerë për koalicionin me Vetëvendosjen: Duhet të besoni kur them se nuk bëjmë koalicion – Nuk jemi në politikë për politikë nën tavolinë
Abdixhiku i prerë për koalicionin me Vetëvendosjen: Duhet të besoni kur them se nuk bëjmë koalicion – Nuk jemi në politikë për politikë nën tavolinë

Abdixhiku i prerë për koalicionin me Vetëvendosjen: Duhet të besoni kur them se nuk bëjmë koalicion – Nuk jemi në politikë për politikë nën tavolinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth diskutimeve për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai e ka bërë të qartë se nuk ka bisedime për koalicion me këtë parti.

Sipas tij, zhurmat e krijuara janë e politikës të së kaluarës kur marrëveshjet janë bërë nën tavolina.

“Kjo zhurmë vjen për një arsye shumë të thjesht. Duket se ka pasur një politikë për qytetarin e dhënë dhe një politikë nën tavolinë, por kjo gjendje nuk ka kaluar. Ka vdekur kjo politikë. Tash është gjeneratë e re e politikës”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, ka thënë se qytetarët dhe partitë politike duhet të mësohen me politikanë që mbajnë fjalën.

“Duhet të mësohemi që fjala e dhënë ka peshë. Kur një politikan thotë se i ka 61 vota, duhet të testohet. Kur një politikan si unë që thotë se nuk bëjmë koalicion, duhet t’i besoni. Nuk jemi në politikë për politikë nën tavolinë”, ka thënë Abdixhiku./RTV Dukagjini