Abdixhiku: Kemi rritje, por s’jam i kënaqur
“Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Nëse populli s'më ka parë (si kryeministër) këtë radhë, jam i lumtur të jem pjesë e opozitës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku The post Abdixhiku: Kemi rritje, por s’jam i kënaqur appeared first on Albinfo.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve e merr vetë, ndërsa llogari do t’i japë vetëm LDK-së dhe votuesve të saj.
Në konferencë për media të dielën vonë, Abdixhiku i ka bërë të ditura edhe rezultate preliminare dhe i ka uruar të gjitha partitë për procesin zgjedhor, transmeton albinfo.ch.
“Po e bëjmë punën që duhet ta kryejë KQZ-ja. Sipas numërimit që janë marrë nga komisionarët dhe vëzhguesit e LDK-së, LDK-ja ka marrë 158.954 vota apo 18.1 për qind, LVV-ja ka marrë 347.543 vota ose 39.8 për qind, PDK-ja ka marrë 190.363 vota apo 21.8 për qind, AAK-Nisma ka marrë 66.635 vota apo 7.6 për qind”, ka bërë të ditur ai.
Abdixhiku ka thënë se presin të kenë rreth 30-35 mijë vota nga mërgata dhe do ta çojnë rezultatin në rreth 190 mijë vota.
“Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Nëse populli s’më ka parë (si kryeministër) këtë radhë, jam i lumtur të jem pjesë e opozitës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje”, ka shtuar ai. LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2021 pati marrë vetëm 110 mijë vota.
The post Abdixhiku: Kemi rritje, por s’jam i kënaqur appeared first on Albinfo.