Abdixhiku: Marr përgjegjësinë për rezultatin, s’jap dorëheqje
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media, pasi ka treguar se LDK ka dalë e treta me 18.14 % të votave, ka thënë se e merr plotësisht përgjegjësinë për rezultatin dhe se do të japë llogari tek partia për këtë. Ai ka thënë se s’do të japë dorëheqje, meqë s’është dështim për LDK-në

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media, pasi ka treguar se LDK ka dalë e treta me 18.14 % të votave, ka thënë se e merr plotësisht përgjegjësinë për rezultatin dhe se do të japë llogari tek partia për këtë.
Ai ka thënë se s’do të japë dorëheqje, meqë s’është dështim për LDK-në kjo ngritje e rezultatit.
“Nuk e quaj dështim. Kemi pasur fazë të rëndë. E marr pëgjegjësinë e plotë, unë Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Abdixhiku.