Abdixhiku pas takimit me Osmanin: S’ka shumicë për qeveri të re, zgjedhjet janë e vetmja rrugë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit që zhvilloi sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me situatën e krijuar pas zhvillimeve të fundit politike. Abdixhiku theksoi se nga ky takim u konfirmua ajo që LDK-ja kishte paralajmëruar prej kohësh se pas rezultatit të 9 shkurtit, në Kosovë […] The post Abdixhiku pas takimit me Osmanin: S’ka shumicë për qeveri të re, zgjedhjet janë e vetmja rrugë appeared first on ATV.

Abdixhiku pas takimit me Osmanin:  S’ka shumicë për qeveri të re, zgjedhjet janë e vetmja rrugë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit që zhvilloi sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me situatën e krijuar pas zhvillimeve të fundit politike.

Abdixhiku theksoi se nga ky takim u konfirmua ajo që LDK-ja kishte paralajmëruar prej kohësh se pas rezultatit të 9 shkurtit, në Kosovë nuk ekziston një shumicë parlamentare që mund të formojë qeverinë e re.

“Në këtë takim u dëshmua ajo që kemi thënë gjithmonë: në Kosovë nuk ka shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re”, deklaroi ai për media.

Sipas tij, qëndrimi i 52 përfaqësuesve të partive politike ka qenë i qartë në këtë drejtim.

Ai bëri të ditur se gjatë diskutimeve me presidenten Osmani është përmendur disa herë ideja për krijimin e një “qeverie tranzicioni”, por siç tha ai, një qeveri e tillë nuk është e mundur në rrethanat aktuale.

“Sa më shpejt që të organizohen zgjedhjet, aq më shumë i shmangim krizat e mundshme politike,” u shpreh Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shtoi gjithashtu se tashmë mbetet në dorën e presidentes që deri të mërkurën të përcaktojë nëse ekziston apo jo shumica parlamentare për krijimin e qeverisë së re.

The post Abdixhiku pas takimit me Osmanin: S’ka shumicë për qeveri të re, zgjedhjet janë e vetmja rrugë appeared first on ATV.