Aeroporti i Vlorës, Berisha zbulon prapaskenat: Belinda Balluku i dha koncesionarit 135-140 milionë euro të taksapaguesve, firmosi transferimin e aksioneve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur sot konferencën për shtyp duke folur për aeroportin e Vlorës, pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi mbi mosmarrëveshjet mes dy aksionerëve. Berisha tha se ky projekt ka falimentuar përpara se të fillojë se funksionuari. Kryedemokrati shtoi mes të tjerash problemi më i madh qëndron në […] The post Aeroporti i Vlorës, Berisha zbulon prapaskenat: Belinda Balluku i dha koncesionarit 135-140 milionë euro të taksapaguesve, firmosi transferimin e aksioneve appeared first on Ditar.al.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur sot konferencën për shtyp duke folur për aeroportin e Vlorës, pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi mbi mosmarrëveshjet mes dy aksionerëve.
Berisha tha se ky projekt ka falimentuar përpara se të fillojë se funksionuari. Kryedemokrati shtoi mes të tjerash problemi më i madh qëndron në përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në përplasjen që ka mes dy ortakëve.
“Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të fillojë funksionimi. Faktikisht, i ndërtuar mbi një korrupsion të tmerrshëm ngrehina e tij u shemb para fillimit të funksionimit.
Në aparencë mediat dhe qytetarët shofin një përballje midis dy aksionerëve dhe në këtë aspekt kjo nuk është një gjë e pazakonshme, por kjo është vetëm në aparencë.
Afera e aeroportit të Vlorës, eksplodoi tre javë më parë kur biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli doli nga zyra e kryeministrit shqiptar.
Tani, që dy ortakë mund të kenë mosmarrëveshje kjo është një ndodhi e zakonshme, por që një kryeministër të implikohet në ngatërresën apo në përballje e dy ortakëve njëri me tjetrin, kjo është gjeja më e pazakonshme. Ky është moment, i cili flet shumë më tepër sesa të gjitha të tjerat. Pra kemi të bëjmë jo thjesht me një përballje mes dy aksionerëve, por kemi të bëjmë me një përballje mes shtetit dhe aksionereve.
Por janë breshëri të pafundme mesazhesh të pushtetarëve direkt në këtë aferë që kanë vërshuar drejt aksionerëve. Dora e zezë e atyre që kanë stisur këtë aferë është e shtetit dhe qeverisë”– u shpreh Berisha.
Kreu i demokratëve ka zbuluar prapaskenat, duke thënë se në vitin 2017 është hapur tenderi për ndërtimin e aeroportit dhe dy ministrat, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj refuzuan që të firmosnin kontratën. Ai shtoi se atë që nuk e bën dy ministrat, e bëri Belinda Balluku. Sipas Berishës, në këtë aeroport për të cilën janë premtuar 140 mln euro edhe nëse në 10 vite nuk ulet asnjë avion, tregon interesat e kryeministrit Rama, Ballukut dhe të afërmit të saj Arbër Abazi.
Kryedemokrati tha se Balluku jo vetëm firmosi kontratën për një siguri 140 milionë euro, por firmosi edhe transferimin e aksioneve.
“Atë që Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri nuk e firmosën se ishte 120 milionë euro siguri nga taksat paguesit shqiptarë, Lubia e firmosi me 140 milionë euro.
A mund ta kuptoni ju që aeroporti që ndërtohet me 105 apo 110 brenda vitit i merr taksapaguesve shqiptar në total 140 mln euro. A ka njeri që mund të gjobisë, përveç hajdutëve që skanë moral dhe që janë të aftë të bëjnë cdo gjë.
Përpiqen jo Behgjeti, jo Valoni…Çpunë kanë atë?! Shtylla e zezë e korrupsionit është garancia që i është dhënë nga Lubi Balluku, e papërmbajtur në vjedhjet e saj dhe që mbrohet nga Skapi i partisë”- shtoi Berisha.
The post Aeroporti i Vlorës, Berisha zbulon prapaskenat: Belinda Balluku i dha koncesionarit 135-140 milionë euro të taksapaguesve, firmosi transferimin e aksioneve appeared first on Ditar.al.