Ahmetaj: Më donin të vdekur në burg! Ish-zv.kryeministri refuzon “ftesën” e Altin Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka folur nga arratia, pasi kreu i SPAK tha se ai është i mirëpritur nëse do të kthehet në bashkëpunëtorin e drejtësisë. Ahmetaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar, iu përgjigje “ftesës” së Dumanit dukë thënë se nuk ka arsye që ai të kthehet në një bashkëpunëtor të drejtësisë, pasi sipas tij, […] The post Ahmetaj: Më donin të vdekur në burg! Ish-zv.kryeministri refuzon “ftesën” e Altin Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë appeared first on Ditar.al.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka folur nga arratia, pasi kreu i SPAK tha se ai është i mirëpritur nëse do të kthehet në bashkëpunëtorin e drejtësisë.
Ahmetaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar, iu përgjigje “ftesës” së Dumanit dukë thënë se nuk ka arsye që ai të kthehet në një bashkëpunëtor të drejtësisë, pasi sipas tij, nuk ka kryer asnjë krim.
Çim Peka: Ju e dëgjuat prokurorin e SPAK, Altin Dumanin dhe tha, nëse është i gatshëm të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ne e mirëpresim.
Arben Ahmetaj: Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Dmth nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo ështe e para dhe më e rëndësishmja.
Ahmetaj tha më tej se ai ka qenë përballë Dumanit kur hetohej prej tij, por kreu i SPAK “nuk i bëri asnjë pyetje”. Ahmetaj e akuzoi Dumanin për standarde të shumëfishta dhe se merr urdhra nga qeveria.
“E dyta, unë kam qenë në SPAK. Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe dhunë çështjen time, dhe erdhi aty dhe nuk më bëri asnjë pyetje. Për çfarë jam bashkëpunëtor unë? Për çfarë krimi? Reforma në drejtësi ka si strumbullar të dështimit, Altin Dumanin që është jo më me dy standarde, por sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës arrestohet… Po mirë, çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender? Që është ndryshuar formati i koncesionit dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë? Çfarë indicie ka marrë për IPARD-in? Çfarë arsye ka që Onkologjiku, në vend t’i shërojë, nuk interesohet për të? Çfarë arsye ka për rimbursimin e barnave? Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës? Ku janë paratë, te zyra ime janë?”– deklaroi Ahmetaj.
Më tej ai tha se e kanë dashur në burg, që ta kishin të vdekur. “Më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj donin që të shkoja në burg.“-u shpreh ai
The post Ahmetaj: Më donin të vdekur në burg! Ish-zv.kryeministri refuzon “ftesën” e Altin Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë appeared first on Ditar.al.
