Ahmeti: Aktakuza ndaj Thaçit u ngrit kur po shkonte në Washington për njohjen reciproke me Serbinë
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, po merr pjesë në protestën e sotme në Tiranë, ku po kërkohet drejtësi në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së. Ahmeti në fjalën e tij ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës kishte ngritur aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, kur ai po shkonte në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen për njohje


Ahmeti në fjalën e tij ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës kishte ngritur aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, kur ai po shkonte në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë.
Politikani shqiptar i Maqedonisë ka deklaruar se kjo marrëveshje do të bëhej pa ndarje të Kosovës e pa shkëmbim territoresh dhe do t’i jepte fund armiqësisë me Serbinë.