Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për një të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren-Suharekë. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se dyshohet për një person të vdekur. Po ashtu në aksident ka mbetur edhe një i lënduar. “Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren-Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se dyshohet për një person të vdekur. Po ashtu në aksident ka mbetur edhe një i lënduar.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha Krasniqi. /Reporteri.net/

