Aksioni i Njësisë Speciale në Kaçanik ndërlidhet me vrasjen e rreshterit Lika, policia me detaje
Një aksion i madh i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po zhvillohet në Kaçanik. Në pamjet që janë publikuar në media, shihet se policia është stacionuar në zona të ndryshme të kësaj komune. Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika. “Policia e

Një aksion i madh i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po zhvillohet në Kaçanik.
Në pamjet që janë publikuar në media, shihet se policia është stacionuar në zona të ndryshme të kësaj komune.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja kishte raportuar ekskluzivisht se njëri nga të dyshuarit që po kërkohej është përreth 17-vjeçar (moshë e mitur), teksa inicialet e tij janë L.B.