Aktakuzë kundër një shqiptari, dyshohet se me forcat serbe kreu krime lufte në Gjakovë, Prokuroria propozon gjykim në mungesë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër M.I., të nacionalitetit shqiptar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. Gjatë periudhës 1998- 1999 dyshohet se në fshatin Osek Hylë të komunës së Gjakovës, bashkë me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër M.I., të nacionalitetit shqiptar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Gjatë periudhës 1998- 1999 dyshohet se në fshatin Osek Hylë të komunës së Gjakovës, bashkë me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që s’ishin të përfshirë në luftë.
“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë.”
Ai gjendet në arrati, andaj prokuroria propozon mbajtjen e gjykimit në mungesë.
“Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë.”