Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të drogës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur kundër dy të pandehurve A.B., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas aktakuzës, më datë 16 korrik të këtij viti, të pandehurit A.B., dhe

Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të drogës në Prizren
Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të drogës në Prizren

Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të drogës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur kundër dy të pandehurve A.B., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më datë 16 korrik të këtij viti, të pandehurit A.B., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, kanë shpërndarë dhe ofruar për shitje substanca narkotike të llojit marihuanë të siguruara përmes rrugëve ilegale. Tutje, gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri E.Sh., duke përdorur veturën e tij, shkon në shtëpinë e A.B., i njëjti merr një çantë të zezë me 18 qese me narkotikë të llojit marihuanë dhe më pas takohen me L.K., dhe E.K., dhe i shesin atyre sasi të narkotikëve. Pas kryerjes së shitblerjes, policia ka reaguar dhe ka ndaluar të pandehurit në flagrancë.

“Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, i pandehuri A.B., ka hedhur në tokë çantën e zezë, e cila përmbante 18 qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 60.97 gram. Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit A.B., janë sekuestruar shtatëdhjetë e tetë (78) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, të cilat, pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, kanë rezultuar të jenë të llojit “marihuanë”, me peshë totale prej 2 kg”, thuhet në aktakuzë.

Prokurori i çështjes, me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, ndër të tjera: narkotikë me peshë të përgjithshme prej 2 kg, një automjet, të holla kesh dhe prova të tjera.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”.