Akuzat e Metës për nepotizëm dhe tradhtarë në parti, Kryemadhi: Protagonizëm bosh që i shërben Ramës e Veliajt 

Welcome to Kosova Today

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave të Ilir Metës se partia e drejtuar prej saj ishte mbushur me lidhje nepotike dhe me tradhtar.  Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se këto qëndrime po heqin fokusin nga denoncimet që ajo ka bërë për inceneratorët.  “Shfokusimi nga INCENERATORËT […]

Akuzat e Metës për nepotizëm dhe tradhtarë në parti, Kryemadhi: Protagonizëm bosh që i shërben Ramës e Veliajt 

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave të Ilir Metës se partia e drejtuar prej saj ishte mbushur me lidhje nepotike dhe me tradhtar. 

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se këto qëndrime po heqin fokusin nga denoncimet që ajo ka bërë për inceneratorët. 

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. 

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar. 

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. 

Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.