Akuzat për dosjen “Xibraka”, Berisha: Rama refuzon të paraqitet në interpelancë, kërkon të mbrojë veprimtarinë familjare

Welcome to Kosova Today

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas refuzimit të kërkesat e Grupit Parlamentar të PD, për të zhvilluar inteperlancë me kryeministrin Edi Rama për akuzat e demokratëve ndaj vëllait të këtij fundit si dhe për mocionin me debat për drogën. Berisha shkruan në rrjetet sociale se kreu i qeverisë ka shkelur Kushtetutën duke refuzuar kërkesën, pasi […]

Akuzat për dosjen “Xibraka”, Berisha: Rama refuzon të paraqitet në interpelancë, kërkon të mbrojë veprimtarinë familjare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas refuzimit të kërkesat e Grupit Parlamentar të PD, për të zhvilluar inteperlancë me kryeministrin Edi Rama për akuzat e demokratëve ndaj vëllait të këtij fundit si dhe për mocionin me debat për drogën.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se kreu i qeverisë ka shkelur Kushtetutën duke refuzuar kërkesën, pasi vëllai i tij, Olsi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës.

“Edi Rama në shkelje flagrante të Kushtetutës, refuzon të paraqitet në interpelancën e thirrur nga Kryetari i Grupit Paralamente të PD, Gazmend Bardhi, për rolin e dokumentuar të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës në grupin shqiptaro-kolumbian të kokainës që kishte instaluar në fshatin Xibrakë në magazina shtetërore, fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan. Rikujtojmë këtu se neni 80 sanksionin: ‘Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda 3 javëve”.  Përveç kësaj dje në një akt antikushtetues të pa precedent dhe në kundërshtim të hapur me nenet 98-99 të regullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi në Kryesinë e Kuvendit se nuk do pranojë kërkesën mocion me debat për kryeministrin Rama të paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe vazhdimin e mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës nga Edi Rama dhe suita e tij dhe deklaron se ajo nuk do pajtohet kurrë me këto akte antikushtetuse me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë lidhjet direkte të vëllait të tij me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe të mbrojë kësisoj veprimtarinë familjare mafioze të klanit Rama”,-shkruan Berisha./Opinion.al