Alarm për ilaçet në Zvicër: Mbi 700 produkte përballen me mungesa

Alarm për ilaçet në Zvicër: Mbi 700 produkte përballen me mungesa

Më shumë se 700 ilaçe në Zvicër po përballen aktualisht me probleme furnizimi, sipas të dhënave të platformës drugshortage.ch, transmeton albinfo.ch.

Nga këto, 67 ilaçe me 42 substanca aktive të ndryshme klasifikohen në mungesë kritike ose shumë kritike. Dhjetë prej substancave përdoren në trajtimin e kancerit, ndërsa të tjera përdoren kundër infeksioneve, për sëmundjet e syve, çrregullimet e gjakut, neurologjinë, sëmundjet e zemrës dhe trajtimin e dhimbjeve.

Problemi lidhet kryesisht me varësinë nga një numër i kufizuar prodhuesish, ndërprerjet në prodhim, mungesën e lëndëve të para dhe problemet në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.

Çështja ka arritur edhe në Parlamentin zviceran. Këshilli Kombëtar ka rekomanduar refuzimin e iniciativës popullore “Po për sigurinë e furnizimit mjekësor”, por ka mbështetur kundërpropozimin e drejtpërdrejtë të Këshillit Federal.

The post Alarm për ilaçet në Zvicër: Mbi 700 produkte përballen me mungesa appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.