Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i Bardhë

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se liderët e koalicionit VLEN po e humbin çdo grimë të pavarësisë politike, duke u shndërruar në zëdhënës dhe ekzekutorë të urdhrave që vijnë nga Pallati The post Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i Bardhë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i Bardhë

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se liderët e koalicionit VLEN po e humbin çdo grimë të pavarësisë politike, duke u shndërruar në zëdhënës dhe ekzekutorë të urdhrave që vijnë nga Pallati i Bardhë i Shkupit, transmeton Gazeta Flaka.

Sipas Aleancës, Izet Mexhiti tashmë ka braktisur edhe kandidatin e vet në Bërvenicë, vetëm pse ai “ua prish planet për nënshtrimin e shqiptarëve përmes VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit”.

Në reagim theksohet se Bilall Kasami, që “në Tiranë paraqitej si ‘shqiptari i madh’”, në Shkup po shfaqet “si politikani i dëshiruar i Mickoskit”, duke ndryshuar qëndrimet për 360 shkallë dhe duke relativizuar çdo parim që dikur e artikulonte me zë të lartë.

Në anën tjetër, Aleanca kritikon edhe Zekirija Ibrahimin, i cili “ka shpikur një formulë të re për të arsyetuar humbjet në Kërçovë”, kur deklaroi se ‘Etika është më e rëndësishme se Etnia’ — një qëndrim që, sipas opozitës shqiptare, “përpiqet të arsyetojë varësinë politike të VLEN-it ndaj VMRO-së dhe votën për kandidatin e Mickoskit”.

Kjo është pasqyra reale e një koalicioni që nuk udhëhiqet nga idealet, por nga butonat që shtypen në Pallatin e Bardhë. Ata që dikur flisnin për dinjitet e përfaqësim, sot përulen para Mickoskit, ndërsa fitoren e Piros ua çendis VMRO-DPMNE dhe ua vulos me certifikata zgjedhore,” thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Në fund, Aleanca thekson se opozita shqiptare do të vazhdojë të mbrojë votën, dinjitetin dhe pavarësinë politike të shqiptarëve – pa tutorë dhe pa butona.

The post Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i Bardhë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .