Ambasada amerikane fton shtetasit amerikanë që jetojnë në Kosovë për një takim me Prattipatin

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar shtetasit e saj që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati. “Mesazh për qytetarët amerikanë që banojnë në Kosovë: të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në orën 15:00, qytetarët amerikanë ftohen të marrin

Ambasada amerikane fton shtetasit amerikanë që jetojnë në Kosovë për një takim me Prattipatin
Ambasada amerikane fton shtetasit amerikanë që jetojnë në Kosovë për një takim me Prattipatin

Ambasada amerikane fton shtetasit amerikanë që jetojnë në Kosovë për një takim me Prattipatin

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar shtetasit e saj që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

“Mesazh për qytetarët amerikanë që banojnë në Kosovë: të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në orën 15:00, qytetarët amerikanë ftohen të marrin pjesë në një takim publik në Ambasadën e SHBA-së, të organizuar nga e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Prattipati do të mbajë fjalën hyrëse dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të pjesëmarrësve. Sesioni do të zhvillohet në gjuhën angleze.