Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar njofton për vizitën e Kurtit: “Shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, vjen në Londër – ejani takojeni”
Ambasada e Kosovës në Mbretëri të Bashkuar ka njoftuar se “Shkëlqesia e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës”, Albin Kurti, viziotn Londrën dhe i ka ftuar diasporën shqiptare atje në një hotel për ta takuar. “Ky takim do të jetë një mundësi e veçantë për të dëgjuar sifidat e Kosovës, si dhe për të ndarë


Ambasada e Kosovës në Mbretëri të Bashkuar ka njoftuar se “Shkëlqesia e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës”, Albin Kurti, viziotn Londrën dhe i ka ftuar diasporën shqiptare atje në një hotel për ta takuar.
“Ky takim do të jetë një mundësi e veçantë për të dëgjuar sifidat e Kosovës, si dhe për të ndarë mendimet, pyetjet dhe idetë tuaja mbi çështjet që prekin bashkatdhetarët tanë në diasporë dhe zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Me rastin e pjesëmarrjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, SH.T. Albin Kurti, në Procesin e Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një bashkëbisedim të hapur me të.
Ky takim do të jetë një mundësi e veçantë për të dëgjuar sifidat e Kosovës, si dhe për të ndarë mendimet, pyetjet dhe idetë tuaja mbi çështjet që prekin bashkatdhetarët tanë në diasporë dhe zhvillimin e vendit.
Data: 20.10.2025
Ora: 19:00 – 21:00
Vendi: Crowne Plaza Hotel London – 1 King’s Cross Rd, London WC1X 9HX
Ju mirëpresim!